Diplomati gjerman dënon kërcënimin e Gani Kocit: I papranueshëm e i stilit mafioz

Aktuale

Diplomati gjerman dënon kërcënimin e Gani Kocit: I papranueshëm e i stilit mafioz

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:48
Boris Ruge

Reagime të shumta ka pasur ndaj thirrjes së Gani Kocit të PDK-së për të “mbyllur me beton” personalitete të shumta të Kosovës.

Ruge, zv.kryesues i Konferencës së Munichut dhe diplomati gjerman që ka shërbyer si ambasador në disa vende, Boris Ruge e ka quajtur të papranueshëm e të stilit mafioz deklaratën, derisa ka kërkuar përmes një statusi në Twitter që këtë rast duhet ta trajtojë Qeveria Hoti dhe Policia, ashtu si edhe SHBA-ja dhe BE-ja.

“Kërcënime të papranueshme të stilit mafioz prej një deputeti të PDK-së. Rast për qeverinë dhe Policinë. Dhe diçka të cilën BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta shikojnë urgjentisht”, ka shkruar ai. 

Gani Koci, zëvendësministri i dikurshëm nga PDK-ja i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.

“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, kishte shkruar Koci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat