Rrëfimi nga Klinika Infektive i Demush Shashës, pasi vëllai i tij u infektua me koronavirus

Aktuale

Rrëfimi nga Klinika Infektive i Demush Shashës, pasi vëllai i tij u infektua me koronavirus

Nga: G.B Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:55
Ilustrim

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka njoftuar se vëllai i tij është infektuar me koronavirus.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, ai ka sjellë rrëfimin nga Klinika Infektive në Prishtinë, nga momenti kur vëllai i tij është dërguar atje dhe ndihmën që i është dhënë nga stafi, përcjell Bota sot.

Shasha ka thënë se vëllai i tij është duke u trajtuar me oksigjenoterpari dhe ndonëse në Infektivë ishte dërguar në gjendje goxha të rënduar shëndetësore, por që gjendja e tij tani është stabile.

Vëllai i tij 38 vjeçar e ka të pamundur të marrë frymë pa aparatin e oksigjenit pas infektimit me Coronavirus.

Ai ka veçuar punën e madhe që po bëhet nga ana e mjekëve derisa ka përmendur edhe kushtet që ndodhen brenda dhomave ku po trajtohen pacientët me Coronavirus.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ne shtrat lidhur per oksigjen e nxjerrim vellaun nga autoambulanca dhe me force shtyme ne perpjeten e lehte per te hyre ne Infektive.

Gjeja e pare qe verejta duke hyre ne Infektive jane rendi i furgonave te funeralit qe jane ne pritje te kufomes se radhes. Ndosha per shkak ngjyres se zeze se tyre, mbishkrimin “FURGON FUNERALI”, punes qe bejne apo gjitha ketyre sebashku – frika me kaploj.

Brenda Infektives ne pranim personat e veshur nga koka deri ne kembe ne te bardha. Fytyra nuk iu shihet nga maska. Skena eshte e njejet sikur ne serialin e Chernobylit. Frika kaloj ne nivel tjeter.

Deri sa une jam i humbur ne cdo gje qe po ndodh dhe deri sa nen zhurmat e rrotave te shtratit te oksigjenit jam duke u munduar me kuptu se si ndodhi qe vellau kaq shpejt humbi zotesine bazike te trupit – te merr fryme…motra kujdestare nderpret keto mendime me ze te larte, dhe te qarte, duke perseritur disa here pyetjet pasi qe edhe ajo po kupton konfuzionin i cili eshte brenda kokes time.

Nga pranimi, permes nje lifti te madh, kalojme neper nje korridor te gjate i cili ishte aq i paster dhe vizellues sa qe mu duk sikur akull patinazhi.

Perderisa une jam duke ecur si nje mumje, stafi mjekesor me duken sikur ata mekaniket ne pit-stopin e Ferrarit. Cdo gje para syve te mi po zhvillohet me shpejtesi dhe perpikeri te rrufeshme.

Pas pak minutave vellau eshte tani i shtrire ne dhomen e Infektives. Stafi mjekesor eshte rreth tij duke siguruar qe te pranoj kujdesin e nevojshem. Pasi qe me njoftuan per gjendjen e vellaut dhe hapat para nesh, dalin nga dhoma sikur trimat per ne betejen e radhes.

Vellau eshte ne gjendje stabile, por nuk mund te merr fryme pa aparat oksigjeni, nuk mund qendroj ne kembe apo te shkoj ne tualet vet. Bisedojme shkurt dhe me thote qe ka dhimbje ne gjoks sa here qe merr fryme. Pa zgjatur, e le rahat te pushon.

Tani e observoj dhomen.

Dhoma eshte shume e paster dhe shtreter jane te rinj. Dritaret jane te gjata dhe po lejojne plot drite nga jashte. Aparatura mjekesore duket e re. Ashtu edhe dollapat. Dhoma ka nje ballkon te madhe dhe nje pamje te kendshme.

Keto observime nderpeu vetetima. Fillon shiu. U ndjeva i lehtesuar. Nuk di pse, iu gezova shiut. Edhe vellau po shof, mbrapa maskes se oksigjenit, se po buzeqesh.

Dera kersiti. Me shpejtesi po futet pacienti i radhes ne dhome. Ndihmova aq sa mujta qe te rahatohet ne shtrat. E shikoj – eshte nje i moshuar i cili duket ne gjendje edhe me te rrende se vellau im.

Rreth tij, engjujt e veshun ne te bardhe. Me sjellje te jashtezakonshme, e me profesionalizem edhe me te madh.

Kur perfunduan me pacientin, shkuan me shpejtesine e njejet qe kane ardhur perseri mbrapa ne beteje.

E shikoj shoqeruesin e moshuarit qe sapo erdhi. Duket i humbur sikur une. Shkembyem ca fjale kurtoazie.

Nuk kaloj shume kohe dhe erdhen motrat per te ofruar trajtimin e rregullt pacienteve.

Po i shikoj deri sa po kujdesen. Njera nga to dul jashte dhe u ul ne karrigen e ballkonit sa per te marr pak fryme dhe drite diellit qe perseri kishte dalur. Bisedova me te, me interesoj kush ishte, qe sa eshte ketu ne infektive dhe si po e perballon gjithe kete. Pergjigjet e saja ishin modeste dhe plote miresjellje.

Ka ardhe nata. Para meje jane tani keta monitore qe tregojne gjendjen e pacienteve. Interesant si ndryshojne perceptimet per jeten. Ka plot gjera deri me sot qe kam konsideruar te rendesisshme. Tani nuk ka me. Keta monitore jane e vetmja gje e rendesishme.

Nata eshte e qete. Zhurma e vetme qe eshte diku ne mes irritueses dhe e frikshmes eshte zhurma e monitorave zemres dhe e aparatave te oksigjenit. Zhurmat e tyre nuk nderprehen asnjehere. Sikur jane aty per t’na kujtuar ftohesine dhe ashpersine e virusit COVID19.

Po mundohem te racionalizoj cdo gje qe po ndodh. Vellau eshte ne gjendje stabile, por nuk mund te merr fryme pa aparat oksigjeni. Mjeket kane ofruar gjithe kujdesin qe munden, dhe tani thjesht duhet pritur. Duhet pritur perfundimin e betejes se COVID19 dhe organizmit te vellaut tim.

Ne keto momente mendoj edhe per raste me te renda se vellau im. Sa veshtire mund ta kene ata.

I ulur ketu para ketyre monitorave, dhe zhurmes irrituese te aparatave oksigjenit, mendoj edhe per ata qe thone se ky virus nuk eshte asgje, eshte thjesht grip. Sdi cfare t’iu them atyre.

Ndoshta, gjeja e vetme qe iu kisha thone eshte – eja ketu, ulu afer meje. Flasim sebashku se si ndodhi qe nje 38 vjecar per 10 dite humbi fuqine qe te merr fryme. I shikojme bashke keta monitora. Ndegjojm bashke kete zhurme ferri qe vie nga aparati oksigjenit. Ndegjojm ulerimen e njerzve qe ne aktin e fundit te tyre refuzojne edhe oksigjenin vetem qe vdekja t’i shpetoj nga e gjithe kjo. Dalim ne ballkon dhe shikojme se si futet kufoma e radhes ne furgonin e funeralit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat