Tronditë profesori, zbulon prapavijën e aktakuzës së Thaçit, përmend detaje që Amerika dhe Evropa ishin në dijeni

Aktuale

Tronditë profesori, zbulon prapavijën e aktakuzës së Thaçit, përmend detaje që Amerika dhe Evropa ishin në dijeni

Nga: M.H Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:27
Ilustrim "Bota sot"

Profesori Binak Maxharraj, në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, tregoi një historik të shkurtur të presidentit Thaçi për jetën e tij.

Maxharraj shkruan që anulimi i takimit në Uashington ishte me dijeni të Evropës dhe Amerikës pasi të dy shtetet sipas profesorit ishin në dijeni që në Uashington mund të ketë ndarje të Kosovës.

Tutje, profesori thotë që Kosova ishte me fat që se ju “prishë aeroplani” Presidentit Hashim Thaçit dhe shpëtoi nga ndarja, transmeton "Bota sot".

Shkrimi i plotë

KUR PRISHET AEROPLANI I THAÇIT N’MIDIS RRUGËS.

Djali i dikurshëm i Brojës i lastitur qe dy gur si lënte bashkë nepër rrugicat e Drenicës, tash President i Kosovës, Hashim Thaçi pati një fatë këto ditë kur aeroplani i cili donte ta qontë në Uashington u prish në gjysmë te rrugës dhe Presidenti u detyrua te këthehet në shtepi pa u taku me adhuruesin e tij Richard Grenellin dhe Aleksandër Vuçiq për të ba realitet planin e tyre makabër. Këthimin e tij në shtepi e komentuan shumë vende te medha e të vogla,e kometoi Evropa dhe Amerika ne menyra te ndryshme.Prokurorija ia komunikoj që më parë së te shkonte në Uashington duhet me u dokë në Hagë për do mesele te luftës e te pas luftës.I humbi fytyra,u zbe nga qehrja ju bë si nuri.Haga e ndaloi ne gjysmë te rrugës sepse kishte nuhatë diçka për te,e dha lajmin dhe i kumtoi botës se Presidenti thaçi duhet te ndalet te mos mrrij i gjallë në Uashington sepse diçka e keqe po i sillet në mendjen e tij. Shumë pushtetar,analist dhe opinionist nga Amerika dhe Evropa u morën për te gjetë shkakun e”prishjës së aeroplanit”të Thaçit i cili u detyrua te këthehet në shtepi.Por,”prishja e areplanit” me te cilin udhetonte Presidenti Thaqi siç thonë analistëtë dhe opinionistët nuk ka mundë me ndodhë pa dijën e Amerikës dhe Evropës.Amerika si duket duke e kuptuar së Thaçi thashme është limon i shtrydhur për te po ia këthen shpinën,kurse Evropa veç kaherë e ka bërë të njejtën gjë. “Prishja e aeroplanit”me te cilin udhëtonte Presidenti Hashim Thaçi ishte fatë i madhë për vetë Kosovën,sepse të gjithë ata që u morën më”prishjën e aeroplanit” janë te një mendimit së po te mos ishte”prishë aeroplani””Kosova sot do te do te ishte e ndarë,do te ndodhëte shkemimi i i teritorëve,sepse kështu ishin marrë veshë në errësirë me Vuçiqin dhe Grenellin.Pra,kjo do ishte ajo bomba qe mshihej prapa bisedave ekonomike te Richard Grenellit. Po themë,sepse siç thuhet ne na shqiptarët “ra kjo dekë” e u pamë,prandaj më nuk do ta shohim Presidentit duke bërë lojra me Vuçiqin pas shpinës së popullit,dhe se nuk do ta shohim më nëpër kancelaritë e Uashingtonit dhe Brukselit sepse e ka bërë punën llugë gjithandej kah ka shkuar. Po thëmë se Kosova ishte me fatë së se ju”prishë aeroplani”Presidentit Hashim Thaçit dhe shpetoi nga ndarja,kurse ai ne vend te udhetimit për në Uashington duhet të mërr rrugë tjetër për në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat