Imer Mushkolaj kryeministrit Hoti: Thjeshtë, është marre!

Aktuale

Imer Mushkolaj kryeministrit Hoti: Thjeshtë, është marre!

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:51
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj e ka sugjeruar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin që mos të përmend shifra me ka 400 milionë, e aq më pak 1.2 miliard euro.

Përmes postimit në Facebook, Mushkolaj e ka komentuar projektim për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, që e ka paralajmëruar Avdullah Hoti, por që ende as që ka filluar të realizohet.

Ai i thotë që është marre pasi nuk po arrijnë të votojnë buxhetin Qeveria.

E Mushkolaj thotë se pasi i kanë pas votat me rrëzu Qeverinë Kurti, e pastaj me kriju Qeverinë Hoti, duhet edhe me i pas numrat për me kalu buxhetin.

“Nëse i kanë pasë votat me e rrëzu, e pastaj me e kriju qeverinë, duhet me i pasë numrat edhe me e kalu buxhetin e me ua pagu punëtorëve 170 euro. Deri atëherë, Avdullah Hoti është mirë mos me përmend shifra 400 milionë, e aq ma pak 1.2 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike. Thjeshtë, është marre”, shkruan Imer Mushkolaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat