Mbyllet Klinika e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK, shkak koronavirusi

Aktuale

Mbyllet Klinika e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK, shkak koronavirusi

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:10
Foto Ilustrim

Për shkak të Covid-19Klinka e Kirurgjisë Abdominale dhe Kirurgjia e Fëmijëve në QKUK janë mbyllur dhe nuk po e zhvillojnë punën.

Metro mëson se ansteziologët në shumicën e klinikanve po refuzojnë të hyjnë operacione për shkak të frikës së përhapjes së virusit, derisa në klinikë janë të shtrirë shumë pacientë të cilët po presin për t’u operuar.

Situata me koronavirus ka bërë që klinikat të mbushen dhe rritja e numrit ditëve të fundit ka bërë që edhe Infektiva të jetë e mbushur me pacientë.

Në anën tjetër më shqetësues është fakti i mbylljes së repartetve si Klinika e Kirurugjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe ajo e Kirurgjisë së Femijëve, nga frika e bartjes së infeksionit, derisa në pritje ka shumë pacientë për t’u operuar.

Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me coronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat