Kjo është arsyeja pse diaspora nuk do ta vizitojë fare Kosovën këtë verë

Aktuale

Kjo është arsyeja pse diaspora nuk do ta vizitojë fare Kosovën këtë verë

Nga: A.Zh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Analisti politik Agron Demi, ka alarmuar se Kosova gjendet në mesin e vendeve që janë duke e humbur luftën me pandeminë.

Sipas tij, Kosova është futur në listën e vendeve ku konsiderohet rrezik të udhëtohet. Demi ka thënë se kjo është arsyeja pse diaspora nuk do ta vizitojë fare Kosovën këtë verë, e kjo sipas tij, do të ndikojë në ekonominë e vendit, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar një fushatë agresive të shtetit për vetëdijesim si dhe dënim të atyre që shkelin masat.

Postimi i plotë i Demit:

Kosova në mesin e vendeve që janë duke e humbur luftën me pandeminë.

Për shkak të kësaj, Kosova është futur në listën e vendeve ku konsiderohet rrezik me udhëtu, si dhe ata që dalin nga Kosova duhet të karantinihen për 10-14 ditë.

Kjo është arsyeja përse diaspora nuk do ta vizitoj Kosovën fare këtë verë, e kjo do të ndikoj dukshëm në ekonomi.

Nga mbyllja totale, në anarki totale. Nuk po kërkon askush mbyllje totale të ekonomisë, por një fushatë më agresive të shtetit për vetëdijësim, si dhe dënim të atyre që shkelin masat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat