Vdekja e 38 vjeçarit, Kryeziu rrëfen komunikimin e fundit që kishte pasur

Aktuale

Vdekja e 38 vjeçarit, Kryeziu rrëfen komunikimin e fundit që kishte pasur

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:19
Taulant Kryeziu

Demush Shasha, kreu i institutit EPIK ka njoftuar pak më parë se vëllai i tij 38 vjeçar ka ndërruar jetë. Shasha në një postim të më hershëm kishte rrëfyer për betejën e vëllait të tij me virusin COVID-19.

Për vdekjen e vëllait të Shashës ka reaguar edhe Taulant Kryeziu, kandidat për deputet i VV’së, i cili kishte qenë themelues i institutit EPIK bashkë me Shashën.

Kryeziu ka rrëfyer për komunikimin e fundit që ka pasur me të.

“Sot kampioni humbi sfidën më të vështirë të jetës së tij, familja humbi shtyllen e saj, ndërsa une humba shokun, vallun, bashkëbiseduasin e ashpër tek i cila mund të gjeja mbështetjen përherë, të gjithë që e njohëm humbëm një njeri të jashtëzakonshëm. Mesazhin e fundit që shkëmbeva me te ishte sot në mengjes ku une ju drejtova në humorin tonë që e kemi pas cdo here “ mashkull se shpejti të pres me t’pa se ska limë që të han ty”, përgjigjen ma kthej me një buzëqeshje që doli të jetë e fundit mes nesh. Ja qe këtë herë kampioni iku duke na lënë të gjithëve thellë të lënduar.

Demush vëlla, bëhu i fort se jeta të provon edhe me dhimbje të tilla. Do më kesh në krah çdo hap, sepse Flama ka qenë po aq sa vëllau yt edhe i imi.

Ngushellime familjes”, ka shkruar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat