Dy mesazhet që Vuçiqi i dërgoi sot Kosovës

Aktuale

Dy mesazhet që Vuçiqi i dërgoi sot Kosovës

Nga: A.Zh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:24
Aleksandar Vuçiq

Sabri Kiçmari, ish-këshilltar i lartë politik i ish-ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, ka analizuar mesazhin që ka dhënë sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në aeroportin e Beogradit.

Vuçiq ka përcjell fluturaket pa pilotë të ushtrisë së Serbisë. E sipas ish-diplomatit të Kosovës në Australi, ky është një mesazh që Serbia po punon në rritjen e kapaciteteve luftarake dhe nuk është e gatshme për njohje të ndërsjellë, përcjell Bota sot.

Kiçmari ka theksuar se do të kalojë shumë kohë deri te një marrëveshje e drejtë dhe racionale në mes të dy vendeve. Ai ka kërkuar nga politika e jashtme e Kosovës, që të ndërmarrë veprime adekuate ndaj këtyre mesazheve.

Postimi i plotë i Kiçmarit në Facebook:

Mesazhi që ka dërguar sot presidenti i Serbisë nga Beogradi, gjatë vizitës së tij aeroportit të Beogradit, ku po përcillte fluturaket pa pilotë të ushtrisë së Serbisë, janë shumë të qarta: Serbia po punon në rritjen e kapaciteteve luftarake dhe nuk është e gatshme për njohje të ndërsjellë.

Ironia, arroganca dhe vendi i përzgjedhur për të përcjellë një mesazh të tillë janë një indikacion i qartë se do të kalojë shumë kohë deri te një marrëveshje e drejtë dhe racionale në mes të dy vendeve.

Politika jonë e jashtme duhet t’i lexojë me kthjelltësi këto mesazhe dhe të ndërmarrë veprimet adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat