“Skenari italian po vjen si cunami”... paralajmërimi për Qeverinë e Kosovës

Aktuale

“Skenari italian po vjen si cunami”... paralajmërimi për Qeverinë e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:38
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës është kritikuar për shkak të masave të mangëta kundër pandemisë, e cila po zgjerohet në vend.

Analisti politik Blerim Vela, në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria po tregon nivel të jashtëzakonshëm të paaftësisë dhe mungesës së ndjesisë, se si të ballafaqohet me pasojat e COVID-19, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se skenari italian po vjen në Kosovë si “cunami”, ndaj ka kërkuar që të merren masa sa nuk është vonë.

Postimi i Velës pa ndërhyrje:

Secili person i vdekur nga SARS CoV-2 ka histori te vecante jetesore, shuarja e te cileve ndikon thellesisht jeten e familjareve dhe miqve. Personat e vdekur nga ky virus nuk mund t’i trajtojme si numra te statistikes ditore!

Qeveria e Kosoves po tregon nivel te jashtezakonshem te paaftesise dhe mungeses se ndjesise se si te ballafaqohet me pasojat e Covid-19. Tere kohen jane te preokupuar per pushtetin dhe pozicionin e tyre politik e mediatik, ndersa shendeti i qytetareve po rendohet e ekonomia po demtohet nga moszbatimi i asnje mase mbrojtese apo kufizuese.

Ndermerrni masa sa nuk eshte teper vone! Skenari italian po vjen si cunami...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat