​Alarmante, 6 persona vdiqën sot në QKUK nga COVID-19

Aktuale

​Alarmante, 6 persona vdiqën sot në QKUK nga COVID-19

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:01
QKUK

(E plotësuar) - Kosova sot ka shënuar rekord të zi sa i përket vdekjeve nga pacientët me COVID-19.

Veç sot, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë të tjerë.

Pacientët që ndërruan jetë janë:

SH.I – 71 vjeç nga Prishtina.

F.H – 72 vjeç nga Vitia.

R.K – 70 vjeç nga Mitrovica.

B.G – 60 vjeç nga Vushtrria.

S.T – 71 vjeç nga Fushë Kosova.

Sh. – 38 vjeç nga Peja.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

***

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë përfunduar me vdekje 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) - Fushë Kosovë dhe

V. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat