Vela rendit pyetjet që MSh dhe IKSHP duhet të japin përgjigje urgjente rreth koronavirusit

Aktuale

Vela rendit pyetjet që MSh dhe IKSHP duhet të japin përgjigje urgjente rreth koronavirusit

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Situata me koroanvirus vetëm sa po përkeqësohet në vend.

Për këtë analisti Blerim Vela ka renditur disa pyetje që duhet të ketë përgjigje nga ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP.

Ndër tjera pyet se kush është personi zyrtar që merr vendimet përfundimtare në lidhje me menaxhimin e pandemisë?

Postimi në Facebook:

Pyetjet qe Ministria e Shendetesise dhe IKSHP duhet t'i japin pergjigje urgjente:

- nga gjurmimi epidemiologjik i rasteve qe kane vdekur, si ka ndodhur infektimi i tyre?

- cilet sektore te ekonomise jane kontribuesit me te medhenj ne shtimin e numrit te infektuarve?

- sipas cileve skenare, ne lidhje me mbrojtjen nga dhe kufizimin e perhapjes se virusit, po veprojne institucionet?

- cilat pritet te jene pasojat ne jete njerezish nese vazhdohet me qasjen momentale (pa kufizime)?

- kush eshte personi zyrtar qe merr vendimet perfundimtare ne lidhje me menaxhimin e pandemise?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat