Vajza e luftëtarit të UÇK-së e zhgënjyer me konkursin e MSH, thotë se po mendon ta braktisë Kosovën

Aktuale

Vajza e luftëtarit të UÇK-së e zhgënjyer me konkursin e MSH, thotë se po mendon ta braktisë Kosovën

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 18:50
Teuta Nishori

Për shkak të pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë para disa ditësh kishte hapur një konkurs ku kërkonin  profesionistë shëndetësorë. Ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar 100 mjekë specialist, 62 infermierë, 20 inspektor sanitar, 4 specialistë të mikrobiologjisë, 8 laborant dhe 6 pozita  për staf teknik dhe mbështetës.

E për disa nga pozitat e lartpërmendura, kandidatë të cilët kanë punuar si vullnetar në kohën e pandemisë u tha se do të kenë përparësi.

Megjithatë, pakënaqësitë ndaj konkursit të Ministrisë së Shëndetësisë, tashmë kanë filluar.

Teuta Nishori, e cila kishte aplikuar për pozitën e inspektores sanitare ka thënë se që nga fillimi i hapjes së këtij konkursi kishte dallavere.

“Nuk di qysh e mbajta veten tu ec edhe e pash që Ministria e Shëndetësisë i ka publiku emrat e atyre që janë pranuar në rekrutim. Që 100 vjet s’keni hap konkurs për inspektorë sanitar e deklaroheni që keni mungesë të tyre, 20 vende i keni hap edhe në ato keni bërë dallavere. Po më vjen me kajt, po më vjen me sha po me vjen me zgjedh me leshu Kosovën”, ka thënë ajo në reagimin e bërë në Facebook.

Më tej, në reagimin e bërë aplikuesja Teuta Nishori ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhen transparent dhe të publikojnë aplikimet.

“Kërkoj që Ministria me u bo ma transparente dhe me i publiku aplikimet, letër rekomandimet, trajnimet, vërtetimet dhe gjithçka që kanë marrë për bazë të këtyre që i kanë pranu dhe veç me një prej tyre me shti në intervistë.  Nuk është cenim i privatësisë, veç po du me ditë kë dhe çfarë kualifikimi paska deshtë me pas përpos me pas pare edhe me pas të njofshëm ( jo si unë që jam thjesht çika e një luftëtari që s’ka pas kurrë asnjë lloj të përfitimit gjatë këtyre viteve) e unë krejt kohën jam mburr me kualifikimet që kam pas në aplikim, demoralizim dhe dëshpërim ma të madh nuk kam pas najherë, s’kam fjalë me shpreh revoltimin tim”, thotë ajo.

Tutje, ajo thotë se pavarësisht që ka punuar vullnetare në kohën e pandemisë kjo nuk është marrë parasysh.

“Vullnetare që 4 muaj në kohe pandemie dhe asnjë pikë më shumë nuk e pasna pas se disa prej të pranuarve aty. Kur jam paraqit vullnetare nuk e kam dit se ka me pas konkurs, nuk jam paraqit për përfitime personale, mirëpo është neveritëse me kanë dëshmitare e këtyre parregullsive”, vijon reagimi.

Teuta Nishori, në fund të shkrimit thotë se nuk do të bëjë as ankesë, pasi që sipas saj, nuk do të merret parasysh.

“Faleminderit shumë Kosovë, me këto kuadro kurrë kërkun s’kemi me mbërri. Ankesë s’po lodhna me bo, se e di që nuk merret parasysh. S’ka lidhje unë punoj në market, në arkë, në kafe, në gastronomi e në call center, a ushtrimin e profesionit që e du kurrë në jetë se lo pa e bo, veç mdoket që jo për juve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat