Miftaraj: Situata jashtë kontrolli, pandemia nuk luftohet me deklarata, komunikata, apele apo foto për marketing - Bota Sot
Miftaraj: Situata jashtë kontrolli, pandemia nuk luftohet me deklarata, komunikata, apele apo foto për marketing

Aktuale

Miftaraj: Situata jashtë kontrolli, pandemia nuk luftohet me deklarata, komunikata, apele apo foto për marketing

Nga: A.SH Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Situata me pandeminë në Kosovë po përkeqësohet. Fatkeqësisht sot patëm 6 humbje jetësh nga koronavirusi.

Analisti Ehat Miftaraj ka komentuar situatën duke thënë se, ka dalë jashtë kontrolli dhe se pandemia nuk luftohet me deklarata, komunikata, apele apo foto për marketing.

Postimi në Facebook:

Gjashtë të vdekur sot nga COVID-19.

Situata krejtësisht jashtë kontrollit.

Kjo pandemi nuk luftohet me deklarata, komunikata, apele apo foto për marketing.

Ne kemi Kuvend me miratu ligje, NUK po e kryen detyrën.

Ne kemi qeveri me propozu dhe me zbatu ligje. NUK po e kryen detyrën.

Ne kemi institucione të pavarura me ndërmarr masa preventive dhe represive për ata që nuk i zbatojnë ligjet. NUK po munden me i kry detyrat e tyre sepse KUVENDI dhe QEVERIA nuk e kanë përmbush obligimin e tyre kushtetues dhe ligjor me miratu Ligjin për COVID-19.

Qytetarët e Kosovës në mëshirën e fatit dhe të COVID-19, e fati dhe COVID-19 qartazi po shihet se janë të pamëshirshëm.

Ska mbet tjetër vetëm të presim se cili nga ne do të jetë viktima e radhës dhe të bëhemi pjesë e statistikave të IKSHP, dhe lajmërimit se viktima e radhës kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, dmth një komunikatë shabllon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat