Veteranët e UÇK-së reagojnë pasi Veseli kërkoi anulimin e protestës së 9 korrikut

Aktuale

Veteranët e UÇK-së reagojnë pasi Veseli kërkoi anulimin e protestës së 9 korrikut

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 19:40
Ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas kërkesës së Kadri Veselit për anulimin e protestës së 9 korrikut, për shkak të përhapjes masive të koronavirusit.

Kryetari i saj, Hysni Gucati, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se OVL UÇK vepron në bazë të vendimeve që merr Këshilli Drejtues.

Ai ka thënë se do të veprohet ashtu siç është më së miri, pa rrezikuar jetët e qytetarëve.

Postimi i plotë i tij:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat