A po i kthehemi izolimit? Hoti nesër në takim me krerët e shëndetësisë në Kosovë

Aktuale

A po i kthehemi izolimit? Hoti nesër në takim me krerët e shëndetësisë në Kosovë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:11
Hoti nesër në takim me krerët e shëndetësisë në Kosovë (Foto nga arkiva)

Rritja e ndjeshme e rasteve me COVID-19 dhe e viktimave po ashtu,  e ka vënë në lëvizje kryeministrin, Avdullah Hoti.

Ai nesër do të ketë një takim me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, teksa pritet të diskutohet për masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Takimi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeminstrit me anë të një komunikate për media.

I njëjti do të mbahet me fillim prej orës 13:00.

Kujtojmë se vetëm sot nga COVID-19 kanë vdekur gjashtë persona në Kosovë. Kryeministri Hoti para disa ditësh kishte paralajmëruar  se nëse një situatë e tillë vazhdon, atëherë mund të kthehet izolimi total.

Sidoqoftë, nesër pas takimit do të ketë edhe konferencë për media ku do të bëhet e ditur se çka është marrë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat