Nasim Haradinaj i reagon Kadri Veselit, ka një kërkesë publike për të

Aktuale

Nasim Haradinaj i reagon Kadri Veselit, ka një kërkesë publike për të

Nga: D.RR Më: 4 korrik 2020 Në ora: 23:16
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, pasi ky i fundit kërkoi anulimin e protestës të paralajmëruar nga OVL më 9 korrik.

Haradinaj thotë se kjo protestë nuk po mbahet për mbrojtjen e Veselit si individ, por për ushtarët e UÇK-së në përgjithësi.

Nënkryetari i OVL-së kërkon nga Veseli që ta ndërmarrin nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit, edhe pse është opozitë.

Postimi i tij i plotë:

Reagim

Kundërshtojmë kërkesën publike të z. Kadri Veselit, të bër sot për anulimin e protestës të paralajmëruar me 9 korrik për mbrojtjen e vlerave dhe dinjitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëherit Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK'së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, deklaron se "Protesta nuk është thirrur për ndonjë emër të përveçshëm apo subjekt politikë, dhe as të Kadri Veselit, por për luftëtarët e UÇK'së në tërësi, për t'i mbrojtur nga padrejtësia dhe segregacioni. Deklarimi i juaj z. Veseli, sot ka qenë puro politikë dhe me tendenca ndikim për të penguar dhe tentim vendim-marrja në emër të OVL-UÇK'së, ndërhyrje në pavarësinë e sajë gjë që nuk do lejojm as ty as ndonje lider tjetër të partive poltike.
Dua të potencojm se OVL-UÇK'së nuk është organizatë politike, e as rivale, dhe as partnere e partisë tënde apo ndonjë partie tjetër.

Është e vërtetë që çëllimi i luftës çlirimtare ka qenë që të mbrojmë e mos të rrezikojmë jetë qytetarëve nga gjenocidi, spastrimi etikë dhe masakrat që i bënë forcat paramilitare, militare dhe aparatura shtetërore e Serbisë, kundër civilëve shqiptarë, por nuk arritëm ti mbrojmë. Mirëpo, ne arritëm të fitojmë kauzën për të cilën luftuamë.
Të vetmën pjesë të deklarimit t'uajë që e konsiderojmë që nuk është politike, është se, "Ëndërra shekullore e angazimit tonë historik", kulmoi me UÇK'në, kjo histori nuk mundë të rishkruhet.

Pikërisht s'e nuk mund të rishkruhet, përveçë se protestav edhe pse je në opozitë do përballeni edhe me peticion për zhbërjen e kësajë Gjykate raciste që po tentonë të rishkruajë historinë dhe ta zbehë lavdinë e UÇK'së.

Andaj, ne i'u ftojmë që të përpiqëni kësajë here të jeni i sinqertë, të pranoni përgjegjësinë të gabimit që nuk i morrët parasysh kërkesat e OVL- UÇK'së, për mos krijimin e kësaj Gjykate raciste, dhe t'i udhëzoshë, apo minimalisht t'i lejoshë deputetët e partisë tënde ta votojnë zhbërjen e kësajë Gjykate, e si rrjedhojë mbrojtjenë e luftëtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK'së. OooKadriii.

Protesta nuk do të anulohet në asnjë mënyrë.

Në rastëse vjenë deri tek shtyrja për ndonjë datë tjetërë, do të bëhet vetëm në rastë se këtë na e kërkon 'Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik'.

Vendimi për mbajtjën e protestës me 9 korrik, apo datë tjetër do të merret pas përgjigjëjes-rekomandimit të IKSHP'së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat