Qytetari tregon për nënën e tij me COVID-19: Nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit

Aktuale

Qytetari tregon për nënën e tij me COVID-19: Nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Nesim Maxhuni, përmes një postimi në Facebook, ka treguar për nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë, pasi doli pozitiv me COVID-19.

Ai tha se fillimisht ishte pranuar në spital, pasi kishin dyshuar se ishte helmuar, por pas 5 dite rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Ka 1 javë qe nana nuk mundet me marrë frymë as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit. Nana asnjëherë nuk ka pas sëmundje shoqëruese as diabet, as tension, bile në familjen e gjanë njifet për imunitetin me të fortë! Nuk ka shku te mjeku për se paku 15 vjet’,( përveç kur e theu kamën para disa viteve) Pas situatës qe iu përkeqësua e transferuam në shërbim INTENZIV (shërbimi intensiv është stacioni i fundit i njerit t ‘gjallë në mjekësi… për ata qe nuk e dinë), përkujdesja e mjekeve t ‘shkretë është shumë e madhe dhe e sinqerte, por sistemi është tejet i mbingarkuam, dhe e kanë te vështirë ta menaxhojnë tashme me këtë fluks te madh”, ka shkruar Maxhuni.

Ai tha se nëna e tij, sot ka dhënë shenjat e para të përmirësimit dhe për këtë ka një mesazh për të gjithë.

“Mesazhi im. Përmbajuni masave, me maska, dezinfektim te hapësirave, larje e duarve..Mos u shfaqni nëpër vende ku ka shumë njerëz… Gastronome të dashtun, ma pak lakmi, e ma shume kujdes dhe ndërgjegje”, ka shkruar Maxhuni në Facebook.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Vllazni e motra, familjare e dashamire... lexoni keta pak rreshta se kane me ju vyjte se shpejti!

Nana jeme tash e 12 dite eshte e shtrire ne spital, fillimisht e pranuan per nje helmim(vjellje 4-5 dite pa u ndale..pa asnje simptome tjeter te Covid), e cila pas 5 diteve ne infektive rezultoi edhe me Covid +!

Ka 1 jave qe nana nuk mundet me marre fryme as 2 minuta pa aparatin e oksigjenit.
Nana asnjehere nuk ka pase semundje shoqeruese as diabet, as tension, bile ne familjen e gjane njifet per imunitetin me te forte! Nuk ka shku te mjeku per se paku 15 vjet’,( perveç kur e theu kamen para disa viteve)

Pas situates qe iu perkeqesu e transferuam ne sherbim INTENZIV (sherbimi intenziv osht’ stacioni i fundit i njerit t’gjalle ne mjekesi... per ata qe nuk e dijne), perkujdesja e mjekeve t’shkrete osht’ shume e madhe dhe e sinqerte, por sistemi osht’ tejet i mbingarkuem, dhe e kane te veshtire ta menagjojne tashme me kete fluks te madh!

Nana sot i ka shejat e para te permiresimit, dhe po shpresojme te dale sa me shpejte e shendoshe nga ajo dhome, fale perkushtimit t’jashtezakonshem te mjekeve dhe motrave - infermiereve. ???

Mesazhi im,
Permbajuni masave, me maska, dezinfektim te hapsirave, larje e duarve... etj Mos u shfaqni neper vende ku ka shume njerez... Gastronome te dashtun, ma pak lakmi, e ma shume kujdes dhe ndergjegjje!

Zoti na rujte te gjitheve, a ju qe mendoni qe kjo osht’ hajgare, une po ju thom.. “Mos ju provofte zoti” cka po shoh cdo dite neper spital!

Edited : une nuk kom pase kontakt ato dite se paku 3 jave) me nanen.. per korrektesi ndaj te gjitheve, dhe te gjithe familjaret tjere jane mire dhe nuk kane pase asnje simptome!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat