Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Abrashi jep detaje se për çfarë kanë biseduar

Aktuale

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Abrashi jep detaje se për çfarë kanë biseduar

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 11:34
LDK

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë në të cilën është diskutuar situata politike në vend dhe situata me koronavirusin.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se nuk është diskutuar shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, pas rasteve të fundit.

Por, ai vet tha se është që masat të merren pasi situata me Covid-19 po del jashtë kontrollit.

“Kryesia e LDK-së sot është mbledhur me ftesë të kryetarit për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon vendi. Është diskutuar edhe për nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti i Kosovës në mënyrë që të fillojnë aplikimi i masave dhe buxheti të realizohet për masat anti-covid. Gjithashtu, edhe për situatën e përgjithshme politike pas publikimit nga Gjykata Speciale të komunikatës e cila gjithsesi që ka shkaktuar një traumë në jetën institucionale të Kosovës”, tha ai.

Abrashi tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe rastet e fundit të vdekjen në Klinikën Infektive.

“Janë komentuar edhe ato dhe besoj që sot gjatë ditës edhe Qeveria e Kosovës do të mblidhet, kryeministri veç ka bërë të ditur një njoftim publik për një mbledhje që ka me krerët institucional nga shëndetësia. Nuk e kisha komentuar, sepse kjo po besoj i takon vet kryeministrit dhe sot do të deklarohet pas takimit që ka me ekspertët më të mirë të fushës së shëndetësisë. Ajo çka mund të them është vetëm mendimet e mia personale që masat duhet të merren sa më shpejt sa më urgjent, do të thotë gjendja po eskalon. Kjo ka të bëjë pikë së pari me lehtësimin e masave, do të thotë qeveria Kurti para dorëzimit të detyrës ka dorëzuar dhe ka liruar të gjitha masat, ka kaluar pak a shumë prej fazës së parë në fazën e tretë dhe kjo ka shkaktuar edhe këto çka po i shohim”, tha ai.

Përkundër rritjes së rasteve me Covid dhe të vdekjeve, Abrashi tha se nuk e kanë diskutuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nuk është diskutuar, kemi folur për ato që i përmenda, le të themi çështjet që ndërlidhen me stabilitetin institucional pas publikimit të komunikatës nga Gjykata Speciale dhe nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti në kohë rekorde, mundësisht nesër, gjatë kësaj jave”, tha ai.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë në të cilën është diskutuar situata politike në vend dhe gjendja me COVID-19.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, tha se nuk është diskutuar shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, pas rasteve të fundit.

Por, ai vet tha se është që masat të merren pasi situata me Covid po del jashtë kontrollit.

Abrashi: LDK diskutoi për situatën politike në vend

"Kryesia e LDK-së sot është mbledhur me ftesë të kryetarit për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon vendi. Është diskutuar edhe për nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti i Kosovës në mënyrë që të fillojnë aplikimi i masave dhe buxheti të realizohet për masat anti-covid. Gjithashtu, edhe për situatën e përgjithshme politike pas publikimit nga Gjykata Speciale të komunikatës e cila gjithsesi që ka shkaktuar një traumë në jetën institucionale të Kosovës", tha ai.

Ai tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar edhe rastet e fundit të vdekjen në Klinikën Infektive.

Abrashi: Gjendja me Covid po eskalon

"Janë komentuat edhe ato dhe besoj që sot gjatë ditës edhe Qeveria e Kosovës do të mblidhet, kryeministri veç ka bërë të ditur një njoftim publik për një mbledhje që ka me krerët institucional nga shëndetësia...Nuk e kisha komentu, sepse kjo po besoj i takon vet kryeministrit dhe sot do të deklarohet pas takimit që ka me ekspertët më të mirë të fushës së shëndetësisë. Ajo çka mund të them është vetëm mendimet e mia personale që masat duhet të merren sa më shpejt sa më urgjent, do të thotë gjendja po eskalon. Kjo ka të bëjë pikë së pari me lehtësimin e masave, do të thotë qeveria Kurti para dorëzimit të detyrës ka dorëzuar dhe ka liruar të gjitha masat, ka kaluar pak a shumë prej fazës së parë në fazën e tretë dhe kjo ka shkaktuar edhe këto çka po i shohim", tha ai.

Përkundër rritjes së rasteve me Covid dhe të vdekjeve, Abrashi tha se nuk e kanë diskutuar shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Abrashi: Nuk kemi diskutuar për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë

"Nuk është diskutuar, kemi folur për ato që i përmenda, le të themi çështjet që ndërlidhen me stabilitetin institucional pas publikimit të komunikatës nga Gjykata Speciale dhe nevojën e domosdoshme që të kalojë buxheti në kohë rekorde, mundësisht nesër, gjatë kësaj jave", tha ai.

***

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të medias vendore brenda LDK-së.

“Takimi ka përfunduar. Nuk është folur vetëm për një temë, por në përgjithësi”.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë më parë duke folur për aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli kërkoi gjithpërfshirje në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

“Në këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presupozuar”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

***

Partia që po udhëheq me Qeverinë është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë. Aty, po marrin pjesë shumica e anëtarëve ndërsa pritet të flasin edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit dhe situatës pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit dhe si për gjendjen që ka dalë jashtë kontrollit me COVID-19.

Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, nuk ka shkuar sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së. Por, kjo s’e ka penguar Isa Mustafën të mbledh Kryesinë e Partisë dhe të flas për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Takimin e ka konfirmuar njëri prej Nënkryetarëve të LDK’së, i cili ka thënë se do të dalin edhe me një qëndrim pas takimit.

Mustafa një ditë më parë tha se gjendja është e keqe dhe kërkoi gjithpërfshirje në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij”, ka shkruar Mustafa një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat