Deputetja e PDK-së kërkon urgjentisht nga qeveria ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19

Aktuale

Deputetja e PDK-së kërkon urgjentisht nga qeveria ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19

Nga: M.H Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:35
Ariana Muslio-Shoshi

Deputetia nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje vdekjen e 12 qytetarëve të Kosovës Brenda 24 orëve.

Muslio-Shoshi thotë që nuk bartin përgjegjësi mjekët dhe infermierët për vdekjën e qytetarëve por keqmenaxhimi i qeverisë duke heshtur në situata të tilla, transmeton “Bota sot”.

Deputetia shpreh ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre duke kërkuar nga qeveria një ligj për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid – 19.

Postimi i plotë

Mjekët dhe infermierët janë profesionistë e nuk janë politikanë në rolin e ministrave e zv. ministrave. Ata e bartin vetëm përgjegjësinë për përkujdesjen shëndetësore të pacientëve me covid-19. Për këtë arsye nuk duhet t’i fajësojmë ata. Nuk është detyrë e tyre menaxhimi me situatën por me pacientin. Ata nuk i sjellin pacientët në shtretërit e QKUK-së, por menaxhimi jo i duhur i qeverisë.
Është skandaloze të vdesin 12 qytetarë brenda 24 orëve nga #Covid19 e institucionet që e menaxhojnë këtë situatë të heshtin.

Sa më parë, qeveria duhet ta sjellë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në mënyrë që ta amendamentojmë dhe miratojmë.

Ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat