Kërkohet largimi i kryeministrit: Avdullah, shko të shpia bacit! Mos ban hajgare!

Aktuale

Kërkohet largimi i kryeministrit: Avdullah, shko të shpia bacit! Mos ban hajgare!

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:13
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që “të shkojë në shtëpi”.

Kjo pasi sipas tij, Hoti duhet të ketë së paku 50 për qind të votës së popullit që të përballet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka 60 për qind të votave, përcjell Bota sot.

“Maçorri nuk mund të përballet me luanin”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Nëse bie aktakuza, bie Gjykata. Demek ndodh mrekullia! Po aktakuza nuk bie. Gjykata nuk bie! Mrekullia nuk ndodh! Bie vetëm macja me kryet e buallit.

Do me thënë qeveria Hoti. Me u përballë me Vuçiqin duhet me pasë së paku 50% të votës së popullit, sepse Vuçiqi e ka 60%. Maçorri nuk mund të përballet me luanin.

Avdullah, shko të shpia bacit! Mos ban hajgare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat