Begzati:Sa nuk është bërë vonë!

Aktuale

Begzati:Sa nuk është bërë vonë!

Nga: B.F Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:15
Agim Begzati

 Profesori Univerzitar Agim Begzati përmes një postimi të tij në Facebook është shprehur se  numri i të vdekurve nga Covid 19 është alarm shumë i keq por edhe paralajmrim për të keqen që mund të vijë

Ja postimi i tij i plotë:

SA NUK ËSHTË BËRË SHUMË VONË!

Dita e shtunë me mbi 50% te infektuarish nga numri i të testuarve dhe me 8 të vdekur nga Covid-19, është ALARM shumë i keqe por edhe paralajmërim edhe për më keqën, që mund të vijë.

Pse kjo neglizhencë!

Fatkeqësisht, ne vazhdojmë të sillemi sipas “standardeve" tona:

-Popullata, sillet me idenë, "sa ma larg meje dhe në dorë të zotit"!

-Udhëheqësit politik, bëhen kinse, "gjithçka është normale dhe nën kontroll"!

-Mjekët (sidomos të vijës parë)- heronjtë e vërtet, çdo ditë e më shumë të lodhur dhe të stërngarkuar (për rrogë, as të mos flasim- mjerim)! Ata as nuk ankohen!

Çka do të duhej bërë:

-Forca e ligjit –Vetëdijesimi, nuk kryen punë në popullatën tonë- vetëm forca e ligjit (psh, dënim për mosmbajtje te maskës, ndalim i tubimeve, etj).

-Për mjeket- stimulim urgjent material, punësim profesional jo-politik (për vijën e parë mbrojtëse, përfshirë vullnetarët me përvojë).

-Menaxhimi shëndetësor lokal dhe qendror-të bëhet nga profesionalist shëndetësor ( kursejeni sektorin e shëndetësisë nga matematika politike!).

Apeloj,

Qeverinë, të kërkojë NDIHMË TË SINQERT NGA ATA QË DUAN DHE DINË TË NDIHMOJNË, nuk është ligësi, është alarm për të shpëtuar jetë njerëzish.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat