Qorrolli: Populli të bëjë urgjent këtë gjë pas vdekjeve nga Koronavirusi

Aktuale

Qorrolli: Populli të bëjë urgjent këtë gjë pas vdekjeve nga Koronavirusi

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:37
Vigan Qorrolli

Analisti politik Vigan Qorrolli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, pas vdekjes së 12 pacientëve nga Koronavirusi në Klinikën Infektive brenda 24 orësh.

Qorrolli, ka thënë se nëse vdekjet po ndodhin për shkak të aparaturave, populli urgjentisht duhet të lëshojë këtë vend, përcjell Bota sot.

“12 vdekje brenda 24 orësh dhe qeveria jonë vazhdon të bëjë sehir! Nëse vdekjet po ndodhin shkaku aparaturave — ky milet duhet me lëshu këtë vend urgjent. S’meriton një popull me jetu me një kastë të tillë zuzarësh e vrasësish!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Në një tjetër, ai është marrë me kryeministrin Avdullah Hotin, të cilin e ka quajtur hajgarexhi.

“Z. Kryeministër: Ku mbeti Manuali për #Covid19, a s’po lexohet, a s’po kuptohet?! Hajgarexhi bre!”, ka shkruar analisti politik./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat