Kurtishaj: Të gjithë t’i respektojmë udhëzimet e institucioneve

Aktuale

Kurtishaj: Të gjithë t’i respektojmë udhëzimet e institucioneve

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:56
Ruzhdi Kurtishaj

Kryesuesi i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, tha se është koha me tregu secili nga ne sa e duam Kosovën tonë të dashur, duke i respektuar udhëzimet e institucioneve.

Postimi i plotë:

Informacion me rëndësi për të gjithë!

Në të gjitha hotelet në shtetin amë gjatë vizitave që bëra këtë fundjavë pashë:

Distancë, vetëpërmbajtje (jo kontakte me duar) higjienë e disiplinë në punë!

3 parime- udhëzime lehtë të aplikueshme për të gjithë!

1. Mbaj distancimin, përmbahuni

2. Vendos maskën sidomos gjatë udhëtimit me autobusë, taksi qendrat tregtare

3. Pastroj duart sa herë që të mundesh, përdor alkoolin!

Përgjegjësia është individuale mos kërkoni përgjegjësi nëse nuk zbatoni elementet themelore për mbrojtje nga COVID 19!

Me këto 3 parime apo udhëzime tash është koha me tregu secili nga ne sa e duam Kosovën tonë të dashur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat