“Marre! Qeveria Hoti shkeli Kushtetutën, pse s’po e miraton ligjin e iniciuar nga Vjosa Osmani”

Aktuale

“Marre! Qeveria Hoti shkeli Kushtetutën, pse s’po e miraton ligjin e iniciuar nga Vjosa Osmani”

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:09
Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja në luftën kundër Koronavirusit, pas vdekjes së 12 pacientëve brenda 24 orësh.

Qeveria ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve në disa qytete të Kosovës si dhe mbylljen e restoranteve dhe lokave nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit.

Por, këto masa të kufizimit janë antikushtetuese, përcjell Bota sot.

Këtë e ka konfirmuar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili ka kritikuar Qeverinë se nuk po e miraton Ligjin për Pandeminë, vetëm pse atë e ka iniciuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Miftaraj i ka quajtur “shkelës të Kushtetutës” dhe “amatera” zyrtarët e LDK-së.

Postimi i plotë i Mifatarajt në Facebook:

Qeveria Hoti prapë masa të kufizimit në kundërshtim me Kushtetutë dhe me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Bravo!

Mos e miratoni ligjin COVID-19 vetëm e vetëm se e ka iniciuar Vjosa Osmani dhe se një ligj i tillë do ishte zbatim i Kushtetutës dhe Aktgjykimit të GJK dhe respektim i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ani LDK parti institucionaliste, parti e ekspertëve. Amatera dhe shkelës të Kushtetutës, ligjit, praktikës së gjykatës kushtetuese dhe shkelës të drejtave dhe lirive të njeriut.

Marre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat