Miratimi i masave të reja, Qeveria mblidhet në orën 18:00

Aktuale

Miratimi i masave të reja, Qeveria mblidhet në orën 18:00

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:17
Foto Ilustrim

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje, sipas njoftimit për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kjo mbledhje do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, në ora 18.

Mbledhja vjen pak orë pasi Hoti takoi drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Kosovë për të diskutuar për masat e reja kundër përhapjes së pandemisë.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për masat e reja.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 12 persona dhe janë infektuar me qindra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat