Bajqinovci i VV-së: Qeveri Koti, që populli nuk e sheh dot me sy

Aktuale

Bajqinovci i VV-së: Qeveri Koti, që populli nuk e sheh dot me sy

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:27
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë dhe vendimit për masat e reja nga Qeveria Hoti.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bajqinovci ka radhitur disa nga “arritjet” e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk është bërë asnjë punë në agjendën legjislative dhe ka pasur vërshim të infeksionit me COVID-19.

Bajqinovci bën thirrje që kjo qeveri të dorëhiqet sa më shpejt.

Ky është postimi i tij i plotë:

Vërshim zëvendësministrash;
– Vërshim emërimesh politike, nepotike e klineteliste (të kundërligjshme gjithsesi);
– Kurrfarë pune në agjendën legjislative;
– Vërshim i infeksionit me Covid 19 dhe me dhjetra të vdekur brenda 24 orëve.
Jepni dorëheqje sa nuk e shkatërruat tërësisht këtë vend dhe këtë popull.

Qeveri Koti, që populli nuk e sheh dot me sy! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat