Deputetja e PDK-së thotë se menaxhimi i pandemisë ka dalë nga kontrolli

Aktuale

Deputetja e PDK-së thotë se menaxhimi i pandemisë ka dalë nga kontrolli

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra në njëpostim të saj në Facebook thotë se menaxhimi i pandemisë ka dalë nga kontrolli. Sipas saj ҫelësi i suksesit të situatës me këtë pandemic është besimi i qytetarëve në qeveri.

Sipas saj, kjo gjendje është e patolerueshme dhe rikuperimi i saj kërkon një riorganizim më të gjerë.

Postimi i plotë:

Menaxhimi i pandemisë COVID-19 duket ka dalur tërësisht jashtë kontrolli. Po e përmend një fakt, të cilin e kanë nënvizuar rregullisht ekspertët mbarë botës.

Çelësi i suksesit të menaxhimit të situatës me pandeminë, para së gjithash, qëndron në besimin qytetar ndaj Qeverisë!

Ky shpërthim viral ndikuar edhe nga një klimë “padëgjueshmërie” qytetare ndaj thirrjeve qeveritare dëshmon një mungesë të theksuar mirëbesimi ndaj Qeverisë.

Kjo gjendje është e patolerueshme dhe rikuperimi i saj duket kërkon një riorganizim më të gjerë ndërinstitucional për të ndërtuar një plan përgjigjeje ndaj situatës së krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat