Ish deputeti Kelmendi tregon se si të sillemi në pandemi, sipas islamit

Aktuale

Ish deputeti Kelmendi tregon se si të sillemi në pandemi, sipas islamit

Nga: H.O. Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:23
Gezim Kelmendi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi në një postim të tij në Facebook tregon se si Pejgamberi na ka mësuar të sillemi në pandemi.

“NËSE KEMI QËLLUAR NË NJË VEND KU ËSHTË SHFAQUR PANDEMIA, MOS TË DALIM NGA AI VEND.

NËSE NË NJË VEND ËSHTË SHFAQUR PANDEMIA, MOS TË SHKOJMË NË ATË VEND”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Si të veprojmë kundër COVID-19?

Nuk duhet të presim nga qeveria masa kundër pandemisë, kur i kemi mësimet madhështore të Pejgamberit Muhamedit Alejhiselatu ve selam.

Ai na ka mësuar se si të veprojmë në raste të tilla:

NËSE KEMI QËLLUAR NË NJË VEND KU ËSHTË SHFAQUR PANDEMIA, MOS TË DALIM NGA AI VEND.

NËSE NË NJË VEND ËSHTË SHFAQUR PANDEMIA, MOS TË SHKOJMË NË ATË VEND.

Të dashur qytetarë, ZOTI i Madhëruar na ka treguar përmes KUR'ANIT Madhështor dhe përmes Haditheve të Pejgamberit Muhamedit Alejhiselatu ve selam se si duhet të veprojmë dhe si të sillemi për çdo çështje dhe problematikë jetësore.

Qeveritë shkojnë e vijnë, mësimet hyjnore nga ZOTI i Madhëruar janë të përhershme dhe të pa zëvendësuara.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat