Edhe kjo parti kërkon dorëheqjen e Armend Zemajt, e quan të paaftë

Aktuale

Edhe kjo parti kërkon dorëheqjen e Armend Zemajt, e quan të paaftë

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:02
Armend Zemaj

Edhe Aleanca Kosova e Re, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt, pas vdekjeve të fundit nga pandemia në Klinikën Infektive.

Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se Zemaj është plotësisht i paaftë si ministër i Shëndetësisë, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja që të mbajë përgjegjësi.

“Armend Zemaj duhet të japë dorëheqje! Jo sepse pandemia është faji i tij, por sepse ai është plotësisht i paaftë si Ministër i Shëndetësisë. LDK duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Murseli në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat