Balaj-Halimaj: Arsyeja pse nuk zbatohen udhëzimet qëndron se disa nuk besojnë në ekzistencën e virusit

Aktuale

Balaj-Halimaj: Arsyeja pse nuk zbatohen udhëzimet qëndron se disa nuk besojnë në ekzistencën e virusit

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:00
Albulena Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka komentuar lidhur me gjendjen pandemike të koronavirusit në Kosovë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se prej kur është përhapur virusi Covid19, në veçanti prej momentit kur OBSH e shpalli pandemi botërore, ekspertët më të njohur shëndetësor nga e gjithë bota, përveç tjerave, në vazhdimësi kanë përsëritur që: Për t’u përballur me sukses me virusin Covid19 duhet t’i përmbahemi disa rregullave.

Tutje ajo tha se arsyet pse nuk zbatohen mjafueshëm këto udhëzime nuk qëndron te vështirësia e zbatimit të tyre por tek fakti që numri i atyre që nuk besojnë në ekzistencën e virusit është duke u rritur dita ditës, gjithnjë e më shumë.
Prandaj, konsideroj që ne si Qeveri dhe institucionet tjera përgjegjëse, përveç angazhimeve tjera, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojmë pikërisht këtij problemi.

Postimi i plotë i saj:

Prej kur është përhapur virusi Covid19, në veçanti prej momentit kur OBSH e shpalli pandemi botërore, ekspertët më të njohur shëndetësor nga e gjithë bota, përveç tjerave, në vazhdimësi kanë përsëritur që: Për t’u përballur me sukses me virusin Covid19 duhet t’i përmbahemi këtyre 3 rregullave:

1. Mbajtja e distancës fizike
2. Bartja e maskës në hapsira publike
3. Pastrimi i duarve

Mirëpo, arsyeja pse nuk zbatohen mjafueshëm këto udhëzime nuk qëndron te vështirësia e zbatimit të tyre por tek fakti që numri i atyre që nuk besojnë në ekzistencën e virusit është duke u rritur dita ditës, gjithnjë e më shumë.
Prandaj, konsideroj që ne si Qeveri dhe institucionet tjera përgjegjëse, përveç angazhimeve tjera, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojmë pikërisht këtij problemi.
Ulja e numrit të të infektuarve nga virusi është e lidhur ngushtë me uljen e numrit të atyre që nuk besojnë në ekzistencën e tij!
Prandaj, qytatarë të nderuar, që të mos detyrohemi të marrim masa më shtrënguese është e domosdoshme të zbatojmë këto 3 udhëzime!

P.s. Është kaq e thjeshtë:
JO përshëndetje me duar!
JO përqafime!
JO ndeja në grupe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat