Deputeti i LDK-së: Ja kush po e bllokon Ligjin për COVID-19

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Ja kush po e bllokon Ligjin për COVID-19

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:31
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shëkmb Manaj, ka thënë se masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve e vendosur nga Qeveria e Kosovës, nuk mund të aplikohet pa nxjerrjen e një Ligji të veçantë.

Ai i ka kërkuar Kuvendit që urgjentisht të ndërmarrë veprimet për të ushtruar mandatin kushtetues dhe ligjor për të aprovuar këtë Ligj.

Me këtë kërkesë të tij po pajtohet edhe kolegu i tij nga LDK-ja Haxhi Avdyli. Ky i fundit, ka njoftuar se ligji në fjalë për pandeminë, është gati qe tre muaj dhe se ai është një nga gjashtë nënshkruesit e tij, përcjell Bota sot.

Por, sipas tij, ky ligj nuk po procedohet me komente nga Qeveria Hoti.

Reagimi i Avdylit:

I nderuar kolegu im Shkëmb, ligji ka mbi 3 muaj që është gati. Unë jam njeri nga 6 nënshkruesit e tij. Një herë është bllokuar se s’ka qeveri, por edhe pas formimit të qeverisë Hoti, akoma s’është proceduar më tutje me komentet nga Qeveria. Prandaj, ky shkrim i juaj është më korrekt vetëm nëse e adreson problemin aty ku është. Dmth te Qeveria.. Që ky ligj duhet të dalë nga sirtarët e Qeverisë e pastaj edhe komisionin ku e udhëhiqni ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat