Italia me vetëm një më shumë të vdekur nga koronavirusi sesa Kosova

Aktuale

Italia me vetëm një më shumë të vdekur nga koronavirusi sesa Kosova

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Italia ka raportuar shtatë jetë të humbura me koronavirus përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të dielën.

Nga 37,462 teste të bëra përbrenda kësaj periudhe, janë identifikuar 192 raste të reja me koronavirus, bën me dije i njëjti burim.

Vendi aktualisht ka 14.642 raste aktive me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gadishull ka shkuar në 34.861.

Kosova vetëm gjatë ditës së djeshme kishte raportuar 6 jetë të humbura përbrenda periudhës 24-orëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat