Ky është realiteti: Një infermiere punon 12 orë dhe kujdeset për deri 22 pacientë me COVID-19

Aktuale

Ky është realiteti: Një infermiere punon 12 orë dhe kujdeset për deri 22 pacientë me COVID-19

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:44
QKUK

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë, Arta Sejdiu, ka ripërsëritur kërkesën për përkujdesje më të madhe për stafin mjekësor.

Sejdiu ka shkruar realitetin që ajo përjeton në Klinikën e Pulmologjisë.

Sipas Sejdiut, një motër medicinale duhet të kujdeset për deri 22 pacientë me COVID-19 vetëm.

Postimi i plotë:

Shume e lehte eshte te vertetohet gjendja reale. Nese vini ne klinike shihni nga nje infermiere ne repart, te djersitura e te lodhura, te dermuara. Sikur t’a kishin vetem terapine nuk do ta kishin problem.

Ato perballen me Covidin drejtperdrejt, 12 ore jane prezent neper dhoma.

Mirren thuajse me te gjitha: evidentim, transfere, nderrim repartesh, ndarje ne Covid pozitiv dhe negativ, hapje te historise, dhenje te terapise, marrje e gjakut per analiza, matjen e shenjave vitale, dezinfektim, furnizim me material harxhues, furnizim me barera, furnizim me pajisje, verja ne funksion, menagjim te situates e mbi te gjitha perkijdesjen shendetesore te panderprere e shume e shume pune te tjera qe nuk mund te shkruhen dot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat