Vela: Nëse refuzon të dorëhiqet, Ministri Zemaj duhet të shkarkohet

Aktuale

Vela: Nëse refuzon të dorëhiqet, Ministri Zemaj duhet të shkarkohet

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2020 Në ora: 18:49
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një deklatatë të tij tha se situata është nën kontroll.

Për këtë, ka reaguar analisti Blerim Vela, duke thënë se, ministri Zemaj është i padenjë me qenë në pozitën udhëheqëse të sektorit të shëndetësisë.

“Kolapsi i sistemit shëndetësor do të jetë trashëgimia më e keqe e tij”, ka shkruar Vela në Facebook.

Shkrimi në Facebook:

Reagimi i Ministrit Zemaj ndaj dites me bilancin me tragjik nga Covid-19 tregon se sa i padenje eshte te qene ne poziten udheheqese te sektorit te shendetesise. Nje minister qe nuk e di dallimin mes virusit dhe semundjes, dhe qe ben relativizimin e vdekjeve duke theksuar semundjet percjellese i ben sherbimin me te keq qeverise duke rritur mosbesimin ndaj masave te reja.

Ministri Zemaj thjeshte nuk eshte i afte te kuptoj kompleksitetin e situates. Kot mundohet te fshihet pas punes herioke te stafit mjekesor. Ai me (mos)veprimin e tij ua ka veshtiresuar punen dhe i ka vendosur ne rrezik te drejtperdrejte te infektimit. Kollapsi i sistemit shendetesor do te jete trashegimia me e keqe e tij.

Per me teper, ai perdore gjuhen e nje deputeti medioker qe sulmon kundershtaret per te arsyetuar deshtimet e tija. Por, Ministri Zemaj nuk mund t'i ik realitetit - ka kontribuar drejtperdrejte ne fillimin e fazes me vdekjeprurese te pandemise. Ne kohen kur eshte dashur te marre masa, ka thene dhe vazhdon te thote se situata eshte nen kontroll.

Nese refuzon te dorehiqet, Ministri Zemaj duhet te shkarkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat