Gazetari i shëndetësisë: Katër pacientët në QKUK vdiqën në të njëjtën kohë, dyshohet se ra oksigjeni

Aktuale

Gazetari i shëndetësisë: Katër pacientët në QKUK vdiqën në të njëjtën kohë, dyshohet se ra oksigjeni

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka thënë se katër pacientë nga koronavirusi dyshohet se vdiqën njëherit mbrëmë pas orës 01:00, teksa një prej tyre u shpëtua. Sipas tij, kjo mund të ketë ndodhur për shkak të rënies së oksigjenit me të cilin po furnizoheshin të infektuarit nga koronavirusi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Vitija ka thënë se edhe më herët është raportuar për defekte në rezervarin e oksigjenit.

“Vitin e kaluar rezervari i oksigjenit qendror ka pas defekte dhe nuk dihej nese tregonte sasine e sakte a po jo. Bile ka pas nderprerje edhe ne intensiven qendrore. Per te gjitha keto kam raportuar ne Gazeten Shneta.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Mjeket dhe infermieret e Infektives mbreme e kane perjetuar tmerrin pas ores 1 te mesnates. Kater paciente kane vdekur ne te njejten kohe, nje tjeter eshte arritur te shpetohet. Dyshimet e para lidhen me renien e oksigjenit ku pacientet kane qene duke u furnizuar me CPAP ne intensive por edhe ne reparte.

Fatkeqesisht renia e oksigjenit ne QKUK nuk eshte lajm. Ka ndodh edhe ma heret dhe ndonese anesteziologet kane arritur t’i menaxhojne rastet ata kane reaguar per keto probleme. Vitin e kaluar rezervari i oksigjenit qendror ka pas defekte dhe nuk dihej nese tregonte sasine e sakte a po jo. Bile ka pas nderprerje edhe ne intensiven qendrore. Per te gjitha keto kam raportuar ne Gazeten Shneta.

Nese vertetohen keto dyshime, atehere pergjegjesit dihen. Por shpresoj te mos mbetet ne sirtaret e Prokurorise sikurse rasti i oksidulit ne vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat