Vdes edhe një person i prekur me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Vdes edhe një person i prekur me Covid-19 në Kosovë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus.

Viktima është nga komuna e Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi.

“Po ka vdekur. I ndjeri ka pasur komplikime të tjera shëndetësore të zemrës dhe mushkërive. Po ashtu ka qenë i prekur edhe me Covid. Ai ka qenë i shtrirë për 18 ditë në Klinikën Infektive”.

Latifi tha se i ndjeri ishte inspektor i komunës së Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat