Djali i deputetes së LDK-së infektohet me COVID-19, ky është rezultati i testit të saj

Aktuale

Djali i deputetes së LDK-së infektohet me COVID-19, ky është rezultati i testit të saj

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:46
Valentina Bunjaku Rexhepi dhe djali i saj

Se pandemia COIVD-19, është e vertetë, këtë e thotë edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bujnaku Rexhepi, duke konfirumuar se djali i saj para shtatë ditësh ka rezultuar me koronavirus, kurse ajo në testin e bërë ka rezultuar për fat të mirë të jetë negative.

“Virusi nuk është lojë për askënd andaj ju lutem kujdesuni për veten,t ë afërmit dhe rrethin tuaj”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Shkrimi në Facebook:

Miq të dashur

Virusi pandemik Covid-19 është në mesin tonë sikur në gjithë botën.Virusi nuk është lojë për askënd andaj ju lutem kujdesuni për veten,të afërmit dhe rrethin tuaj.

Para 7 ditësh djali im Leoni u konfirmua fatkeqësisht me Covid-19 dhe po e kalon shumë mirë fatmiresisht,e domosdoshmërisht testin e bëra edhe unë e tani mora konfirmimin se jam NEGATIV.

Por ju lutem,keni kujdes dhe mos e injoroni në asnjë çast sepse ai sulmon ngado e ne punëtorëve shëndetësorë u ndihmojmë më së shumti nëse bëjmë kujdes. Përgëzoj mantelbardhët dhe ministrin Zemaj për punën e palodhshme në shërbimin tonë,ngushëllojë ata që humbën jetën me këtë betejë dhe uroj gjithë te prekurit ta kalojnë sa më lehtë.

#kujdesmaximal

#rrinshpidherespektomasat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat