Hoti tregon kur do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19

Aktuale

Hoti tregon kur do të hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 20:52
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se masat e reja të ndërmarra kundër Covid-19, do të hyjnë në fuqi të hënën, më 6 korrik 2020.

Lajmin ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Qeveria sot ka vendosur masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në komunat më të prekura, nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Masa janë marrë edhe në sektorin e gastronomisë, ku kafiteritë dhe lokalet do të lejohen të punojnë vetëm në ambiente të hapura e me mundësinë “merre me vete”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat