Tri mitet “bajate” që i rrëzoi Qeveria Hoti

Aktuale

Tri mitet “bajate” që i rrëzoi Qeveria Hoti

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:10
Qeveria e Kosovës

Analisti i çështjeve politike në vend Agron Demi, ka analizuar veprimet e Qeverisë aktuale të Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, ka rrëzuar tri mite bajate: Se të rinjtë qeverisin më mirë se të vjetrit, se shoqëria civile sjell vlerë në qeverisje dhe se pushteti është për burra, përcjell Bota sot.

Lexojeni reagimin e plotë të Demit në Facebook:

Qeveria aktuale i rrëzon nja tri mite bajate:

1. Se të rinjtë qeverisin më mirë se të vjetrit. Përbërja e kësaj qeverie është më e reja ndojherë, por kurrë qeveri ma letargjike nuk kemi pas. Andaj, mosha nuk luan asnjë rol, nëse të rinjtë andërr e kanë me i shku për shtati liderëve të tyre të partisë.

2. Se shoqëria civile sjell vlerë në qeverisje. Jo domosdo. Në dy qeveritë e fundit janë tre zëvendëskryeministra që deri para pak kohe ishin pjesë e organizatave të shoqërisë civile, por sjellja e tyre është për faqe të zezë.

3. Se pushteti o për burra. Në këtë përbërje qeveritare, gati të gjitha pozitat ushtrohen nga burrat, e normal që qeverisja e keqe 20 vjeçare vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat