Avokati Tomë Gashi paralajmëron Hotin: Kujdes kryeministër se President Hashimi ka telashe të veta në një tjetër gjykatë

Aktuale

Avokati Tomë Gashi paralajmëron Hotin: Kujdes kryeministër se President Hashimi ka telashe të veta në një tjetër gjykatë

Nga: A.Zh Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:29
Hashim Thaçi, Avdullah Hoti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa të reja në luftën kundër Koronavirusit. Në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti, ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në qytetet më të prekura nga kjo epidemi.

Por, sipas avokatit Tomë Gashi, vendimi i Qeverisë Hoti është anti-kushtetues, përcjell Bota sot.

Ai ka porositur Hotin që të “ketë kujdes këto ditë”, pasi sipas tij, presidenti Hashim Thaçi, “ka telashet e veta në gjykatë tjetër”.

”Tani a është antikushtetues ky kufizimi i lëvizjes së qytetarëve? Pak kujdes Kryeministër Hoti se President Hashimi ka pak telashe të veta në një tjetër gjykatë! Nuk merret këto ditë me Kushtetuesen tonë!”, ka shkruar avokati Tomë Gashi në një postim në Facebook.

Edhe qeveria e kaluar e drejtuar nga Albin Kurti, ishte kritikuar për masat anti-kushtetuese kundër Covid-19. Kosova ende nuk ka një ligj të veçantë për këtë epidemi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat