Gent Cakaj vazhdon t’i mbrojë Thaçin e Veselin, ja çka thotë tani

Aktuale

Gent Cakaj vazhdon t’i mbrojë Thaçin e Veselin, ja çka thotë tani

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:34
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka vazhduar mbrojtjen e presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Cakaj në një shkrim në Facebook, ka thënë se “kur vjen puna te pastëria dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb!”.

“Secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehur mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, ka shkruar Cakaj.

Shkrimi i plotë: 

Fare thjesht:

Kur vjen puna te pastëria dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb!

Historina e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush! Ndaj, secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehur mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ????!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat