Për pesë muaj kaq persona u infektuan me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Për pesë muaj kaq persona u infektuan me koronavirus në Kosovë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë për afro pesë muaj, numri total i rasteve pozitive zyrtarisht kalon shifrën prej 3 mijë e 500 persona.

“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Vetëm gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 152 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 9 persona nga koronavirusi.

IKSHPK-ja ka apeluar qytetarët, bizneset dhe gastronominë që në mënyrë strikte t’i respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat