Adriatik Kelmendi tregon pse u rritën rastet me Koronavirus

Aktuale

Adriatik Kelmendi tregon pse u rritën rastet me Koronavirus

Nga: A.Zh Më: 6 korrik 2020 Në ora: 07:50
Adriatik Kelmendi

Edhe gazetari Adriatik Kelmendi, ka folur për rritjen e numrit të rasteve me Koronavirus në vend.

Ai ka thënë se nëse secili qytetar do të ishte më i ndërgjegjshëm dhe i kujdesshëm, virusi do të ishte mbase edhe i tejkaluar tashmë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, duhet ta drejtojmë gishtin kah vetvetja, e jo të fajësohet tjetri.

Reagimi i Kelmendit:

Pra, jemi të njëjtit njerëz që arritëm ta zbresim numrin deri në vetëm një të infektuar për disa ditë dhe të njëjtit që këto ditë po i dëshmojmë me mbi 100 të infektuar dhe 8-9 të vdekur.

Sa ia drejtojmë gjithmonë gishtin tjetrit, a bën ta drejtojmë kah vetvetja. Nëse secili prej nesh do të ishte më i ndërgjegjshëm dhe i kujdesshëm virusi do të ishte mbase edhe i tejkaluar tashmë!

Por gjithmonë më lehtë të shajmë e t’ia lëmë fajin tjetrit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat