“Grenellit t’i kërkohet falje”, ja kush po e kërkon

Aktuale

“Grenellit t’i kërkohet falje”, ja kush po e kërkon

Nga: A.Zh Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:13
John Bolton dhe Richard Grenell

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, ka treguar se fundmi se ideja për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, ishte e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiçit, pavarësisht se nuk përmendi emra.

Ai ka hedhur poshtë se një ide e tillë, ishte e tij.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin Maqedoninë ishte arritje e madhe”, ka deklaruar Bolton.

E duke komentuar deklaratën e tij, Sefedin Krasniqi, bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi, ka kërkuar që t’i kërkohet faljet ambasadorit amerikan për dialogun Richard Grenell, përcjell Bota sot.

“Të gjithë ata që e ofenduan dhe shpifen kundër ambasadorit Grenell, si diplomat amerikan që qëndronte pas idesë se shkëmbimit të territoreve në mes të RKS-SRB, njerëzisht duhet t’i kërkojnë falje”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat