“Dojshin me qitë fare Albin Kurtin për me i lehtësu masat, tash mos ju gjuni mjekëve”

Aktuale

“Dojshin me qitë fare Albin Kurtin për me i lehtësu masat, tash mos ju gjuni mjekëve”

Nga: A.Zh Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:33
Albin Kurti

Rron Gjinovci nga shoqëria civile, ka kërkuar që të mos fajësohen mjekët dhe infermierët për rritjen e numrit të rasteve me Koronavirus në vend.

Ai ka kujtuar se si ishte kritikuar ish-kryeministri Albin Kurti, për masat e ndërmarra në luftën kundër Covid-19.

Sipas tij, për këtë temë duhet të flitet me deputetët që shkarkuan qeverinë në kohë pandemie, me presidentin, gjykatësit e Kushtetueses, Odën Ekonomike, me gastronomet dhe me mediat.

Reagimet e Gjinovcit në Facebook:

Heheee, dojshin me qitë fare Albin Kurtin për me i lehtësu masat, duke fillu nga Oda Ekonomike, analistat, mediat e pushtetit etj. Tash mos ju gjuni mjekëve, gjunju ktyne që i përmena ma sipër

Folni me 2/3 e Kuvendit që shkarkoi qeveri në kohë pandemie, me Presidentin që secilin vendim për mbrojtje nga pandemia e çonte në Gjykatën Kushtetuse, me gjykatësit e Kushtetuses, me Odën Ekonomike, me gastronomët, me mediat dhe përkrahësit e krejt ktyne ma nalt, e sidomos me ish ministrat e shëndetësisë. Mjekët dhe infermierët leni rahat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat