Kjo është pasuria e vëllaut të Armend Zemaj, ish ambasador në Gjermani

Aktuale

Kjo është pasuria e vëllaut të Armend Zemaj, ish ambasador në Gjermani

Nga: H.O. Më: 6 korrik 2020 Në ora: 08:46
Astrit Zemaj

Astrit Zemaj është vëllau i ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ishte ambasador i Kosovës në Gjermani. Duke qenë në këtë pozitë ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Zemaj ka deklaruar se në total posedon një pasurinë në vlerën mbi 823 mijë euro.

Ai posedon 2 shtëpi, një banesë dhe tokë të punueshme të gjitha në vlerën mbi 700 mijë euro. Zemaj posedon 30 mijë euro të kursyera në Gjermani, ndërsa si borxhe ka mbi 48 mijë euro.

Të hyrat vjetore të tij si ambasador ishin 44,896, 4 mijë euro nga një qiradhënës, ndërsa të bashkëshortes së tij janë paga vjetore 14,736 dhe mbi 800 euro shtesa mujore për fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat