'Shumë pu tutshe doktor', doktori i njohur tregon neglizhencën e kolegut të tij

Aktuale

'Shumë pu tutshe doktor', doktori i njohur tregon neglizhencën e kolegut të tij

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Përfaqësuesi dhe Shefi i Zyrës së OBSH-së në Bullgari, Skender Syla, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar situatën e fundit të krijuar nga koronavirusi në Kosovë.

Syla, shkruan se e vetmja masë efektive gjatë kësaj periudhe ka qenë ajo e izolimit total.

Tutje, doktori i njohur shton se autoritetet inspektuese nuk duhet të mirren me individë por me subjekte afariste..

"Ata nuk duhet të lejojn? që në hapësirat e brendshme të lejohet askush pa maskë, përfshirë stafin dhe klientët. E njëjta vlen për udhëheqësit e institucioneve. Në hyrje dalje duhet të ketë përherë gell dezinfektues".

Syla ka treguar edhe një rast që i ka ndodhur gjatë një vizite në spital, ku doktori i ati spitali nuk mbante maskë.

"Tash së fundmi unë isha për vizitë shëndetësore në një institucion privat. Kuptohet e vendosa maskën. Mjeku nuk kishte maskë. Nga distanca kërkova që edhe ai ta vendos maskën para se të më ekzaminoj. Të njëjtën kërkova edhe nga berberi. Përgjigja e tyre ishte “shumë pu tutshe doktor”. Nuk komentova fare" shkruan Syla.

Shkrimi i plotë:

E vetmja masë që ka funksionu nga fillimi i Pandemisë ka qenë ngujimi total i detyruar dhe puna titanike e profesionistëve shëndetësor. Por ngujimi nuk mund të vazhdoj pafundësisht sepse ka pasoja të rënda në të gjitha dimensionet ekonomike, sociale dhe posaçërisht në shëndetin mendor dhe dhunën familjare. Fatkeqësisht ditëve të fundit po shohim rritje enorme të rasteve me COVID-19 dhe humbje jetësh. Me këtë rast iu shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurëve. Përqindja e personave që kanë përfunduar fatalisht në nivelin global nga rastet e mbyllura është 8 %. Në Kosovë deri tani është rreth 4 %. Por gjendja mund të përkeqësohet shumë nëse nuk ndërmirren masa rigoroze dhe efikase menjëherë;

Testimi i rasteve duhet të shtohet në mënyrë sinjifikante nga numri aktual.

Izolimi/karantinimi duhet të jetë strikt. E papranueshme të shohësh familjar që qëndrojnë në ambientet spitalore ku trajtohen personat me COVID-19 apo të tjerë të konfirmuar dhe me shenja gripoze që lëvizin kudo dhe kurdo. Në parim familjarët nuk do të duhej të qëndronin në asnjë njësi spitalore gjatë pandemisë.

Autoritetet inspektuese nuk duhet të mirren me individë por me subjekte afariste. Ata nuk duhet të lejojn? që në hapësirat e brendshme të lejohet askush pa maskë, përfshirë stafin dhe klientët. E njëjta vlen për udhëheqësit e institucioneve. Në hyrje dalje duhet të ketë përherë gell dezinfektues.
Tash së fundmi unë isha për vizitë shëndetësore në një institucion privat. Kuptohet e vendosa maskën. Mjeku nuk kishte maskë. Nga distanca kërkova që edhe ai ta vendos maskën para se të më ekzaminoj. Të njëjtën kërkova edhe nga berberi. Përgjigja e tyre ishte “shumë pu tutshe doktor”. Nuk komentova fare.

Shumë vende kanë pasur përhapje shumë më të madhe të COVID-19 dhe me vendosmëri dhe angazhim të të gjithëve ia kanë dalur që lakoren epidemike nga maja e ngritur “në qiell” ta reduktojnë dhe të ketë vetëm raste sporadike. Por aty nuk janë mar? se kush e ka fajin por kanë kriju unitet të përbashkët në luftimin e virusit. Mos qofsha në lëkurën e disa politikanëve që tragjeditë njer?zore i shfrytëzojnë për kusuritje e përfitime politike nga cilido taborr. Me veprime t? vogla individuale mund të ndikojmë shumë.

Së bashku ia dalim!

Solidaritet, Unitet, Dashuri për njeriun.

Diciplinë, Distancë, Higjienë, Maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat