Deputeti i Vetëvendosjes: Paftyrësia e LDK-së nuk ka fund

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes: Paftyrësia e LDK-së nuk ka fund

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:31
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka reaguar ndaj ministrit  Arban Abrashi, në lidhje me vendimet e Qeverisë Hoti për koronavirusiin.

“Sot paska deklaruar se hapja nga qeveria Kurti e ka sjellë këtë situatë.

Asnjëherë askush nga anetarët e kabinetit në qeverinë Kurti nuk ka hedhur faj dhe nuk është arsyetuar – por ka vepruar. Nuk është arsyetimi mjet i qeverisjes.

Por “ekspertët” e LDK-së menduan dhe konkluduan se nuk ka valë të dyte të koronavirusit. Bile, bile me konstatime të tilla si “COVIDI po shkon e po vjen vera” duke u turrur me marrë merita”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Paftyrësia nuk ka fund

Sa ishte edhe LDK ne qeverinë Kurti, Arban Abrashi, dhe jo vetëm, me të madhe kritikonte dhe tregonte ( në rolin e epidemiologut), se si duhet vepruar në kohë pandemie.

Sot paska deklaruar se hapja nga qeveria Kurti e ka sjellë këtë situatë.

Asnjëherë askush nga anetarët e kabinetit në qeverinë Kurti nuk ka hedhur faj dhe nuk është arsyetuar – por ka vepruar. Nuk është arsyetimi mjet i qeverisjes.

Por “ekspertët” e LDK-së menduan dhe konkluduan se nuk ka valë të dyte të koronavirusit. Bile, bile me konstatime të tilla si “COVIDI po shkon e po vjen vera” duke u turrur me marrë merita.

E tash, si zakonisht, kanë futur kokën si struci duke u munduar të arsyetohen. Ama hiç bre nuk keni asnjë arsyetim. Bile tani edhe stafi shëndetësor i paska fajet. Paftyrësi.

Leni më arsyetimet, leni pallavrat. Veproni se e keni detyrim. Veproni se mosveprimi dhe moskompetenca e juaj po merr jetë. Kjo është më e dënueshme se çdo gjë tjeter kur qeveria që ka obligim ta ruaj shëndetin dhe jetën e qytetarëve, nuk vepron por mendon se me arsyetime, manuale e pallavra lajnë veten dhe luftohet virusi.

Ku mbeti edhe PDK që me dhjetra konferenca sulmonte qeverinë Kurti, pavarësisht rezultateve të mira. Folni se edhe ju jeni bashkefajtorë për sistemin shëndetësor që e keni rrënuar në këto 20 vite. Fol Bekim, fol Uran, fol Elizë. 12 qytetarë kanë humbur jetën ne 24 orët e fundit.

Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave të fundit të pandemisë dhe sa me shpejtë të merren masa ndaj mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat