Presidenti Thaçi reagon ndaj vdekjeve nga COVID-19

Aktuale

Presidenti Thaçi reagon ndaj vdekjeve nga COVID-19

Nga: E.B Më: 6 korrik 2020 Në ora: 11:24
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale rreth ngjarjeve të fundit nga virusi korona.

Presidenti ka shkruar se rritja e numrit të të vdekurve është dëshmi se rreziku nga virusi është i lartë, shkruan “Bota Sot”.

Gjithashtu, Thaçi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve. Presidenti apelon për kujdes të lartë dhe për respektim rigoroz të rekomandimeve te IKSHKP-së.

Postimi i presidentit:

Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat