Haradinaj: U dakorduam me Hishammuddin Tun Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit

Aktuale

Haradinaj: U dakorduam me Hishammuddin Tun Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit

Nga: E.R Më: 6 korrik 2020 Në ora: 11:39
Meliza Haradinaj Stublla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisedl virtuale me homologun nga Malazia, Hishammuddin Tun Hussein.

‘’U dakorduam me z.Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik e ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19’’,ka shkruar Haradinaj, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Sot zhvillova një bisedë virtuale me homologun tim nga Malajzia, z.Hishammuddin Tun Hussein.

Me mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash, u dakorduam me z.Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik e ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat